Zjarri përfshin kampin, vdesin refugjatë
Së paku një fëmijë ka vdekur pasi nj zjarr shpërtheu në një kamp me qindra refugjatë sirianë në Beka Valley të Libanit.
Sipas ekipeve të shpëtimit bëhet fjalë për më shumë se dy të vdekur, shkruan Aljazeera, transmeton Klan Kosova.
Zjarr dhe re të zeza nga tymi u ngritën të dielën pranë Qab Elias që ka një orë nga kryeqyteti Bejrut, ndërsa edhe eksplodime të bombolave të gazit janë dëgjuar nga distanca.
Në kampin e djegur nga zjarri deri tash të lënduar kanë mbetur gjashtë veta dhe po ashtu janë shkatërruar tërësisht 100 tenda.



