Zlatan Ibrahimovic me një përgjigje epike se si do të mund ta përmirësonte futbollin në SHBA

Zlatan Ibrahimovic me një përgjigje epike se si do të mund ta përmirësonte futbollin në SHBA

Asnjë lojtar në botë nuk ka deklarata më interesante se Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi suedez që akoma nuk e ka bërë një muaj të plotë në MLS është vazhdimisht në qendër të vëmendjes, transmeton Periskopi.

Ai debutoi me dy gola, njëri nga ta ishte thjeshtë mrekulli, ndërsa ai ka edhe një përgjigje kur pyetet se si mund të përmirësohet futbolli në SHBA.

“Unë kam gruan time dhe kam dy fëmijë. Nëse do të isha beqar do të ‘investoja’ këtu në SHBA,” ka thënë Ibra.

“Ju do të kishit shumë legjenda të ardhshme në futboll. Por më vjen keq unë tashmë jam i okupuar nga gruaja dhe dy fëmijët,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: