Zogaj akuza të ashpra: Osmani dhe Kurti krijuan bandën më të madhe politike në vend në këto 5 vjet

Zogaj akuza të ashpra: Osmani dhe Kurti krijuan bandën më të madhe politike në vend në këto 5 vjet

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani pas huqjes se kanë “shkatërruar 900 banda kriminale në Kosovë”, shkruan Periskopi.

Zogaj ka thënë se përderisa flasin për shkatërrimin e qindra bandave në vend, ata vetë kanë ngritur “bandën më të madhe politike” në këto pesë vite.

Reagimi i plotë:

Ndoshta edhe i kane shkaterru 900 banda ne Kosove, vetem Osmani nuk kishte tregu qe njekohesisht gjate kesaj kohe e kane kriju nje banden me te madhe me ne krye keta vet. Sot Kosoven e qeverise nje bande e nje grup banditesh, qe anipse kane dhene doreheqje formale, vazhdojne me marre vendime. Vetem logjika e bamdave funksionon keshtu-sipas rregullave qe ato i krijojne ne menyre ad-hoc, sipas interesave momentale, paradite deputet, pasdite minister. Kjo eshte banda politike ne vend qe e kane kriju Osmani me Kurtin ne keto 5 vite.

Shpërndaje në: