Zogaj ironizon me LDK-në: Gjatë vitit 2025 të gjithë u rriten, vetëm LDK-ja jo
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me LDK-në.
Duke e shpërndarë një shkrim që tregon se çmimet gjatë vitit 2025 u rriten për 3.9 për qind, ai ka bërë me dije se gjatë vitit të shkuar vetëm LDK-ja nuk është rritur.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se nëse LDK-në do ta kapte pak inflacioni ndoshta do të ndaleshin cilësimet e Lumir Abdixhikut për gazetarët.
“Ne 2025 te gjithe u rriten, perfshire edhe partine ne pushtet, pos LDKse qe u zvogelu 😛 Qysh nuk e kapi pak inflacioni edhe kete parti se ndoshta ishin permbajte nga cilesimet per “mercenaret.””, ka shkruar ai.



