Zogaj kritikon përbërjen e 10-shes së parë të VV: Këto dallime nuk i gjen as mes partive, e leje brenda një liste
Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar me kritika të ashpra ndaj përbërjes së 10-shes së parë të listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se me listën e tyre, nuk gjenden as midis partive të ndryshme politike në vend.
Zogaj tutje renditi pesë raste:
“1. Ke njerez qe kane thene qe kane dosje dhe se do te dergojne ate ne Gjykates Speciale, por njekohesisht ke gruan e nje te burgosuri ne kete Gjykate.
2. Ke njerez qe kane negociuar me Radojciqin per veteranet e UCK-se, dhe nje tjeter qe thote se e ka luftuar Radojciqin.
3. Ke njerez qe kane humbuar anetar te familjes ne burg, dhe nje tjeter qe ishte minister dhe eshte betuar qe do ta zbardh rastin “kur te vijme ne pushtet,” e kurre nuk e ke bere.
4. Ke njerez qe thote qe ishte pjese e UCK dhe se eshte veteran dhe nje tjeter qe kishte dezertuar.
5. Ke njerez qe ishin pjese e UCK-se, dhe nje tjeter qe i quante mercenare ata.”



