Zogaj – Kurtit: Kur lëndohesh si aktivist i VV-së, kërkon përgjegjësi politike, kur vritesh nga pushteti i VV-së, përgjegjësia mbetet diku atje poshtë

Zogaj – Kurtit: Kur lëndohesh si aktivist i VV-së, kërkon përgjegjësi politike, kur vritesh nga pushteti i VV-së, përgjegjësia mbetet diku atje poshtë

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pasi kryeministri në dwetyrë, Albin Kurti e cilësoi si “vdekje” rastin e Agon Zejnullahut shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se “kur lëndohesh si aktivist i LV, kerkon pergjegjesi politike, ndersa kur vritesh nga pushteti i LV-se, pergjegjesia mbetet dikund atje poshte, tek hallkat me te vogla te nje institucioni, pa e prekur fare pushtetin politik te Kurtit”.

Postimi i plotë:

Kurti-qe nuk e din kush nese eshte kryeminister apo deputet, nga zyret e kryeministrise, megjithate, e cilesoi vrasjen e Agon Zejnullahut si “vdekje,” nuk e kishte marre mundimin qe me e formulu ndryshe. Sikur Agoni te kishte vdekur ashtu, ne rruge, te ishte gjetur pa shenja jete, pa asnje njeri perreth tij, e jo qe atij iu ishte zene fryma nga pese police, e qe ne disa hallka te pushtetit, jane policet e Kurtit. Ama jo, Kurti e kishte zgjedhe fjalen “vdekje,” qe me largu cfaredo interpretimi per kerkim te pergjegjesise politike.
Kur lendohesh si aktivist i LV, kerkon pergjegjesi politike, ndersa kur vritesh nga pushteti i LV-se, pergjegjesia mbetet dikund atje poshte, tek hallkat me te vogla te nje institucioni, pa e prekur fare pushtetin politik te Kurtit.

Shpërndaje në: