Zogaj: Përjashtimi i mundshëm i Listës Serbe nga zgjedhjet, “karta e fundit” e Kurtit – SHBA mund ta vendosë nën sanksione, njësoj si Dodikun
Njohësi çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas paralajmërimit të ashpër nga Amerika për kryeminitrin në detyrë Albin Kurti që i njëjti të mos gaboj ta përjashtoj Listën Serbe nga zgjedhjet lokale, shkruan Periskopi.
Sipas Zogajt në qoftë se Kurti bën një veprim të tillë Kosova do të futet nën sanksione të ShBA-s, e Kurti do të jetë i pari zyrtar në atë listë, ngjashëm sikur me Dodik në Bosnje.
Postimi i plotë:
Karta e fundit qe i ka mbetur liderit suprem eshte tentimi per perjashtimin e Listes Serbe nga zgjedhjet lokale ne vjeshte. Per kete arsye po e shohim paralajmerimin e ashper te Ambasades se ShBA-s ne Prishtine. I izoluar si kurre me pare-brenda e jashte Kosoves, Kurti do te tentoje qe te beje manovra tjera “nacionaliste” per te mirembajtur nje strukture te militanteve e qe do t’i sherbenin per zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Nese do te kete nje tentim te tille, pra pengimin e Listes Serbe per zgjedhjet e ardhshme, pa asnje dyshim, Kosova do te futet nen sanksione te ShBA-s, e Kurti do te jete i pari zyrtar ne ate liste, ngjashem sikur me Dodik ne Bosnje. Ky do te ishte sherbimi me i madh qe Qeveria e Kosoves do t’i bente Serbise dhe agjendes se saj kunder Kosoves.



