Zogiani: Burim Berisha ka vite që premton zgjidhjen për ujin, ka një arrogancë të paparë ndaj qytetarëve
Kandidatët për kryetar të komunës së Fushë Kosovës sonte janë përballur në debatin e Klan Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Një ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e ujit, ku kandidati i Vetëvendosjes për këtë komunë, Avni Zogiani tha se ka vite të tëra që kryetari aktual Burim Berisha premton që ta zgjidhë çështjen e ujit.
‘Ka nisë me premtu që prej vitit 2009, e pastaj edhe në zgjedhjet e vitit 2013 dhe po vazhdon edhe tutje. Ai ka një arrogancë të jashtëzakonshme ndaj qytetarëve. Kështu po e fyen qytetarin’’, ka thënë ai në ‘Magazina Lokale’’, transmeton Periskopi.
Ai tutje thotë se këtë problem nuk do ta zgjidhë Burim Berisha.
Reagim i menjëhershëm edhi nga Berisha i cili nisi të arsyetohej se rrjeti është i shtrirë brenda në qytet./Periskopi/



