Zonja e Hekurt e tronditur nga sulmi ndaj Borussia Dortmund

Zonja e Hekurt e tronditur nga sulmi ndaj Borussia Dortmund

Kancelarja gjermane Angela Merkel është tronditur nga sulmi në afërsi të një autobusi që po transportonte lojtarët e ekipit Borussia Dortmund të martën.

Kështu ka thënë zëdhënësi i saj Steffen Seibert, transmeton Klan Kosova.

”Kancelarja është tronditur nga lajmi për sulmin në autobusin e ekipit, sikur ishin të tronditur edhe miliona njerëz çdokund” është shprehur ai.

Seibert shtoi se hetuesit gjermanë janë duke bërë të pamundurën për të kapur autorët apo dorasit e këtij shpërthimi i cili kishte shënjestër lojtarët e ekipit gjerman, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë gjermane, tre eksplozivë u përdorën për shpërthimin e mbrëmshëm, ku si pasojë i plagosur ka mbetur mbrojtësi i Borussia Dortmund, Marc Bartra.

 

Shpërndaje në: