Zonja e Vjetër marshon sigurt drejt titullit të radhës

Zonja e Vjetër marshon sigurt drejt titullit të radhës

Ky takim u zhvillua në kuadër të javës së 26-të të Series A.

Fillimisht, skuadra mysafire u mbajtën mirë, ku nuk lejuan vendasit të rrezikojnë portën e tyre, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat të bardhë, 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, kampionët aktual arritën të kalojnë në epërsi me anë të një autogoli nga portieri,  Lukasz Skorupski.

Nuk shkoi shumë dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë, kësaj here me anë të mbrojtësit Alex Sandro.

Me këtë fitore, vendasit rrisin avantazhin nëpikë ndaj vendit të dytë në 10 pikë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: