Zonjat e Para që lanë në hije burrat e tyre
Ato më të mirat kanë një karakter të fortë, stil dhe janë të bukura, transmeton Periskopi.
Jacqueline Kennedy, SHBA


“Detyra ime është të i tregojë botës se Amerika nuk është një vend me shije të keqe”, thoshte Jacqueline Kennedy, bashkëshortja e presidentit amerikan John F. Kennedy.
Dhe thënia e saj pati sukses pasi edhe tani ajo shihet si një ikonë e stilit dhe ende frymëzon dizejnatorë dhe filma. “Veshja duhet të jetë e ngushtë mjaftueshëm sa të tregoje qe ju jeni një grua dhe lirshëm mjaftueshëm sa të tregojë që ju jeni një zonjë”
Ajo gjithashtu kishte mahnitur njerëzit me butësinë e saj, humorin, zgjuarsinë dhe përkushtimin ndaj burrit të saj.
Michelle Obama, SHBA

E dashur dhe natyrale, Michelle Obama meriton respekt. Në një Amerikë ku njerëzit vuajnë nga obzeziteti, ajo filloi një program të quajtur “Le të Lëvizim” krijoi edhe një kopsht në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë shembullin e një jete me ushqim të shëndetshëm. Michelle ka lënë gjithmonë në hije burrin e saj gjatë prezantimeve publike.
Carla Bruni, Francë

Askush nuk e di se kush përfitoi më shumë nga kjo martesë, prandaj është plotësisht e kuptueshme mënyra si Nicolas e shikon gruan e tij. Një modele, këngëtare dhe poete e cila me bukurinë dhe inteligjencën e saj bëri që bota të dinte për të, shumë para se të dëgjonte për politikat e Nicolas Sarkozy. Pavarësisht nga e kaluara skandaloze, Carla u bë një nga gratë më të preferuara franceze.
Melania Trump, SHBA
Familja Trump, shkakton ndjenja të ndryshme, mirëpo një gjë është e sigurt, Melania kap sytë e të gjithëve.
Ajo e filloi karrierën e saj kur ishte 16 vjet, duke interpretuar shfaqje ne Milano dhe Paris. Në vitin 1999 ajo u takua edhe me Donald Trump, ajo nuk e mori shumë seriozisht në fillim mirëpo pa se ndjenjat e tij janë të vërteta.
Chantal Biya, Kamerun


Zonja e Parë e Kamerunit nuk mund të mbetet pa u vënë re. Chantal është e angazhuar në bamirësi, dhe ka qendrën e parë për Kërkime Internacionale në Afrikë për HIV/AIDS. Jashtë Kamerunit ajo është e njohur më shumë se burri i saj, presidenti Paul Biya.
Sheikha Mozah bint Nasser Al Missned, Shteti i Katarit

Madhëria e saj Sheikha Mozah bint Nasser Al Missned, gruaja e ish-Emirit të Katarit, është një nga gratë më elegante të Lindjes. Pavarësisht traditës së rajonit, Mozah shfaqet në publik me një
fytyrë të zbuluar, ka një Ph.D, është grua nderi më urdhër të Perandorisë Britanike, dhe anëtare nderi në UNESCO. Modernizimi i vendit, dhe vendosja e marrëdhënieve me botën perëndimore thuhet të jetë arritje e saj.
Mbretëresha Letizia, Spanjë


Letizia, gruaja e Mbretit Philip VI të Spanjës, është një grua e bukur, ikonë e modës, dhe nëna e dy vajzave simpatike. Mbretëresha është më e njohur jashtë vendit se burri i saj, së paku në mesin e grave, revistat e modës gjithmonë shkruajnë rreth saj. Letizia ka pasur një karrierë të shkëlqyer si gazetare. Pasi ajo u bë Princeshë, ajo fitoi çmime të shumta për arritjet e saj në mbrojtjen e fëmijëve dhe promovimin e kulturës dhe arsimit.
Mbretëresha Rania, Jordani


Kjo grua elegante është gruaja e Mbretit të Jordanisë dhe nënë e katër fëmijëve. Historia e Ranias është ajo e një Hirusheje moderne. Një vajzë e zakonshme, që ka punuar në një zyrë të Citibank në Aman, ku u takua me burrin e saj të ardhshëm. Në të njëjtën kohë ajo drejton një fond i cili lufton për të drejtat e grave, qëndron kundër abuzimit të fëmijëve, mbështet programet e vaksinimit dhe dhurimin e organeve, dhe ka për qëllim të pajisë të gjitha shkollat e Jordanit me kompjuterë. Rania është e përfshirë në mënyrë aktive në politikën ndërkombëtare, dhe ajo është një mbrojtëse e arteve.
Peng Liyuan, Kinë


Gruaja e presidentit PRC Xi Jinping është një këngëtare e famshme kineze. Kur ajo u takua me burrin e saj të ardhshëm në vitin 1986, pothuajse askush nuk kishte dëgjuar prej të, por Peng Liyuan ishte e njohur dhe e dashur. Ajo është e zgjuar, ka një karakter të fortë, dhe ka ndikim të konsiderueshëm në vend. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, ajo është gjithashtu një Majore e Përgjithshme. /Periskopi/




