Zonjën e Vjetër po e lëshon shpirti, në Champions nuk i kryen punë as Ronaldo (VIDEO)
Atletico e ka fituar aktin e parë në ‘Wanda Metropolitano’ ndaj Juventusit me rezultat 2-0.
Vendasit vazhdimisht e dominuan ndeshjen, por rreziku i parë erdhi nga Cristiano Ronaldo, që nga gjuajtja e lirë rrezikoi portën por Oblak ishte në vend.
Pas kësaj goditje, e tërë ndeshja i takoi djemve të Simeones. Ishte Griezmann që me një goditje u mundua ta befasonte Szczesny, por ky i fundit bëri një pritje fantastike.
Në pjesën e dytë Atletico kërkoi medoemos fitoren dhe inkuadroi lojtarët sulmuesi. Dhe kështu Diego Costa dhe Antoine Griezmann huqën rastet të 100 për qindta. VAR-i i anuloi edhe një gol Alvaro Morata për shkak se pati shtyerje nga Chiellinit.
⏱ 15’ | 0-0 | ¡Primeros compases! ¡Ruge el Wanda @Metropolitano y aprieta el equipo! ?⚪?#AúpaAtleti #AtletiJuve #UCL pic.twitter.com/xtsjNQY6Sa
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 20, 2019
Por dy golat e triumfit të ‘Los Colchoneros’ u shënuan gati në fundin e ndeshjes nga dy mbrojtës. Fillimisht, Gimenez (78′) i dha avantazhin teksa pesë minuta më pas Diego Godin dyfishoi dhe vulosi rezultatin 2-0.
Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në ‘Juventus Stadium’. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=rvetgSOlvrg
https://www.youtube.com/watch?v=0-olV-IBFKc



