Zviceranët ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen, mbledhin pesë mijë nënshkrime

Zviceranët ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen, mbledhin pesë mijë nënshkrime

Një xhami në mes të fshatit? Shumë njerëz në Siebnen nuk e donin këtë – tani ata e kanë arritur qëllimin.

Komuniteti Musliman Shqiptar, i cili donte ta shndërronte shtëpinë historike në sheshin kryesor të fshatit në një qendër kulturore islamike, po braktis planet e tij për momentin.

Kjo pasi janë arritur 5,000 nënshkrime e bënë komunitetin të rishqyrtojë vendimin

Ne nuk duam të përçajmë popullsinë,” është shprehur kryetari i komunitetit musliman, Sinan Sadriu për programin “Rundschau”.

Ai tha gjithashtu se nuk donte të përballej me sharje.

Komuniteti shqiptar tani po kërkon një vend tjetër për xhaminë.

Rezistenca ishte e konsiderueshme: SVP lokale mblodhi rreth 5,000 nënshkrime kundër planeve të komunitetit Mysliman Shqiptar. Një xhami “nuk i përket mesit të fshatit,” shpjegon Rita Rutz, pronare e një dyqani thurjeje përballë shtëpisë që ishte planifikuar të bëhej xhami, shkruan, raporton SRF, transmeton albinfo.

Rezistenca në Siebnen nuk është një rast i izoluar. Ideja e xhamive në rajon nuk është një rast i izoluar.

Kohët e fundit, për shembull, rezistenca ndaj projekteve të tilla u ngrit edhe në periferi të Bernës (Wittigkofen) dhe në St. Gallen.

Argumenti i përmendur shpesh është se “kultura e huaj” nuk përshtatet me Zvicrën.

Shpërndaje në: