Zvicra-Kosova do të luajnë në Bazel
Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se në Bazel do të zhvillohen dy ndeshjet e Zvicrës.
Zvicra-Kosova do të zhvillohet më 5 shtator në Stadiumin “St. Jakob Park”, Bazel, ndërsa më 8 shtator, Zvicra e pret Slloveninë, raporton albinfo.ch, transmeton Periskopi.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.
Takimet zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026./Periskopi/



