Zvicra pamundëson ndeshjen Kosovë-Shqipëri: Mendon se do të përleshën

Zvicra pamundëson ndeshjen Kosovë-Shqipëri: Mendon se do të përleshën

Federata e Futbollit te Kosovës ka njoftuar se Federata Zvicerane e Futbollit e ka anuluar ndeshjen Kosovë-Shqipëri që parashihej të mbahej në shtetin helvet, përcjell Periskopi.Shkaku i anulimit të kësaj ndeshje ka të bëjë me sigurinë.

Duket se Zvicra ka paraparë atmosferë të tensionuar mes dy shteteve tona – të cilat problemin më të madh e kanë në fushën e tregtisë, me moslejimin e eksportimit të patateve në tregun shqiptar.

Një ndeshje mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte zhvilluar para dy vitesh dhe nuk kishe pasur asnjë incident.

Një përplasje ne heshtje ndodh për futbollistët kosovarë që Shqipëria i fton të luajnë në Kombëtaren e saj.

Sidoqoftë, arsye të tjera për një ndeshje të tensionuar e që do të përbente sfidë ne aspektin e sigurisë nuk mund te ketë.

Edhe kryetari i FFK-se, Fadil Vokrri, ka thëne se arsyetimi i palës zvicerane nuk qëndron.

Shpërndaje në: