Zyrtare: ​Prishtina nënshkruan me talentin 16-vjeçar

Zyrtare: ​Prishtina nënshkruan me talentin 16-vjeçar

FC Prishtina e ka konfirmuar se ka nënshkruar me talentin 16-vjeçar nga Suhareka, Qendrim Zyba

Futbollisti i lindur në vitin 2001, Qendrim Zyba ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy të tjera, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Zyba, që luan për Kosovën U17, deri tani ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Prishtinës.

5 ndeshjet me U17 të FC Prishtina ka shënuar 6 gola. Kurse me U19 ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

 

Shpërndaje në: