Zyrtare: 89-shi transferon futbollistin e Kosovës (Foto)
Trepça ’89 e ka realizuar përforcimin më të madh deri më tani, kur jemi një javë pas mbylljes së edicionit në Vala Superligë.
Klubi minator ka arritur marrëveshje me futbollistin e Kukësit, Kushtrim Lushtaku.
Pas një sezoni ku nuk pati minutazhë të mjaftueshme të Kukësi, Lushtaku ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar.




