Zyrtare: Afrim Tovërlani bëhet trajner i skuadrës së njohur nga Superliga

Zyrtare: Afrim Tovërlani bëhet trajner i skuadrës së njohur nga Superliga

Afrim Tovërlani është trajner i ri i KF Ferizajt

Trajneri i njohur kosovar sot është zyrtarizuar si trajner i Ferizajt, shkruan Periskopi.

Lajmin është konfirmuar nga faqja zyrtare e Ferizajt.

Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Kosovarë, Afrim Tovërlani.

‘Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani eshtë ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit Kosovarë në vitet e fundit.

Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë.

Ne si klub i urojmë Afrim Tovërlanit së pari shëndet dhe suksese me klubin tonë.

Gjithashtu brenda pak ditësh do të publikojmë edhe transferimet që do ti bëjmë. Për çdo informacion i gjeni tek faqja zyrtare e klubit tonë.

Vazhdojmë të bashkuar, më të fortë se kurrë,” thuhet në njoftimin e klubit. /Periskopi/

Shpërndaje në: