Zyrtare: Afrim Toverlani jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës
Para pak minutash, GazetaBlic Sport raportoi ekskluzivisht për largimin e tij, teksa tani këtë e ka konfirmuar edhe klubi.
Toverlani ka dhënë dorëheqje pas humbjes 3-0 nga Ferizaj.
Ja njoftimi i klubit:
“NJOFTIM:
FC Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës”, shkruhet në njoftim.



