Zyrtare: Anderlecht shkarkon Besnik Hasin

Zyrtare: Anderlecht shkarkon Besnik Hasin

Anderlecht e ka shkarkuar trajnerin Besnik Hasi si pasojë e rezultateve negative.

Skuadra belge ka vuajtur në Superligën e Belgjikës këto kohët e fundit, ku në tre ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe marrë vetëm një barazim.

Kësisoj, Anderlecht ka vendosur të mos i jep më kohë teknikut shqiptar dhe ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit.

“RSC Anderlecht po e mbyllë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi dëshiron ta falënderojë për punën dhe dedikimin”.

“Edward Still do të jetë përkohësisht trajner i skuadrës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Hasi përndryshe është trajneri më i suksesshëm i Kosovës ndërsa shpesh herë edhe ka qenë i lidhur me pozitën e përzgjedhësit të “Dardanëve”, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete.

Shpërndaje në: