Zyrtare: Arbër Zeneli tregon se ku dëshiron të luajë
Arbër Zeneli është bërë futbollisti më i kërkuar shqiptar në këtë afat kalimtar të janarit.
Derisa lajmet në mediat e huaja nuk kanë të ndalur rreth një transferimi të Arbër Zenelit nga Heerneveen, futbollisti më i mirë i vitit 2018 në Kosovë e ka thyer heshtjen.
Reprezentuesi kosovar ka kontratë deri në vitin 2020 me klubin holandez, i cili nuk ka mundësi ekonomike ta vazhdojë atë, andaj pritet ta lirojë për ta fituar ndonjë shumë të kënaqshme parash, raporton Gazeta Express.
Zeneli po kërkohet nga shumë klube, por së fundmi e refuzoi gjigantin turk, Fenerbahce, tifozët e së cilit e thërrisnin në Turqi 24-vjeçarin.
“Më vjen keq për tifozët. Me gjithë respektin për klubin turk unë dua të shkojë në ndonjë ligë më të madhe si në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, apo diçka ngjashëm. Futbollit kur nuk i dihet dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, ka deklaruar Zeneli për mediat holandeze, duke zbuluar se është tifoz i gjigantit italian, Milan.



