Zyrtare: Arsenal bën transferimin e dekadës
Mbrëmë tifozët e Arsenalit ishin të frustruar pas humbjes prej 3 me 1 ndaj Swansea City-t në Liberty Stadium. Por, sot ata kanë arsye për t’u ndjerë të gëzuar sepse klubi ka njoftuar se e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang.
Ende nuk dihet shuma e paguar nga Arsenali për Dortmundin, e as paga e supersulmuesit. Këto do të merren vesh në orët apo ditët në vijim.

Para pak orësh, edhe faqja zyrtare e Dortmundit e konfirmoi largimin e lojtarit më të mirë që e kishin në skuadër drejt skuadrës së Arsenalit, që aktualisht ndodhet në vendin e 6 në Premier Ligë – transmeton Periskopi.



