Zyrtare: Arsenali luan sërish ndaj Bayernit
Skuadrat që u ballafaquan në Ligën e Kampionëve, do të zhvillojnë një miqësore në Kinë.
Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis.
“Do të luajmë një miqësore me Bayernin në Kinë. Ajo do të jetë një ndeshje speciale për tifozët tanë kinezë”, deklaroi Gazidis.
Ende nuk është konfirmuar data e saktë se kur do të luhet ndeshja në fjalë, megjithatë besohet se ajo do të zhvillohet në muajin korrik.
Arsenali do t’i përfundojë përgatitjet për edicionin 2017/18 para datës 29 korrik, kur luhet “Kupa Emirates”.



