Zyrtare: Arsenali nënshkruan me portierin fantastik gjerman Leno
Është zyrtarizuar lajmi se Arsenali i Unai Emeryt ka nënshkruar me portierin gjerman Bernd Leno nga Bayer Leverkuseni.
Ende nuk dihet shuma e paguar nga skuadra londineze, derisa lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e internetit e skuadrës gjermane Leverkusen.
Leno është reprezentues i Gjermanisë, dhe ka arritur që deri tash të bëj 6 paraqitje për Kombëtaren e drejtuar nga Joachim Low.
Duket që portieri legjendar nga Çekia, Petr Cech nuk bën pjesë në planet e trajnerit bask Emery për sezonin e ardhshëm, 2017-18, shkruan Periskopi.
Leno është 26 vjeçar dhe në skuadrën e Bayer Leverkusenit ka bërë hiç më pak se 233 ndeshje në kampionat. Ai është kërkuar me ngulm edhe nga Liverpooli.



