Zyrtare: Ballkani vazhdon të përforcohet për Superligë, ky është transferimi i radhës (Foto)
Ballkani nga Suhareka vazhdon të përforcohet për edicionin e ardhshëm ku do të bëjë gara në Vala Superligë
Besnik Krasniqi është lojtari i radhës që ka nënshkruar me Ballkanin, klub i cili ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, shkruan Periskopi.
Ballkani dje nënshkroi me Leart Eminin, ndërsa sot me Krasniqin i cili ka një përvojë të madhe pasi ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë, ndërsa së fundi ishte pjesë e Vëllaznimit.
Raportohet se klubi nga Suhareka po bisedon edhe me yllin e Feronikelit, Behar Maliqin. /Periskopi/



