Zyrtare: Barcelona ‘blindon’ Rakiticin, i vendos klauzolë marramendëse (Foto)
Mesfushori kroat dhe gjiganti katalunas kanë arritur marrëveshje që të bashkëpunojnë edhe për disa vite.
Rakitic ka nënshkruar kontratën e re me klubin spanjoll, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2021.
Ky vazhdim i kontratës vjen pas interesimit të madh të skuadra angleze për transferimin e tij, në veçanti Manchester City i Pep Guardiolas, përcjell Telegrafi.com.
Barcelona ka menduar edhe ta blindoj ish-mesfushorin e Sevillës duke ia vendosur një klauzolë të madhe largimi.
Klauzola për largimin e Rakiticit nga Barça peshon plot 125 milionë euro.
👏📝 [BREAKING NEWS] Agreement for @ivanrakitic to renew contract with FC Barcelona until 2021: https://t.co/kfJeUOL8Ay Rakitic2021 pic.twitter.com/8PmovCzvKd
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 9, 2017



