Zyrtare: Barcelona siguron shërbimet e një mbrojtësi (Foto)

Zyrtare: Barcelona siguron shërbimet e një mbrojtësi (Foto)

Barcelona është përforcuar në mbrojtje pas transferimit të Yerry Mina nga Palmeriasi.

Kolumbiani luan si qendër-mbrojtës dhe shihet si zëvendësues i Javier Mascheranos, i cili do t’i bashkohet skuadrës kineze Habei China Fortune, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Barcelona e ka konfirmuar këtë me anë të postimit të një video në rrjetet sociale.

Çmimi që katalunasit paguan për 23-vjeçarin ishte afërisht 12 milionë euro./Periskopi

Shpërndaje në: