Zyrtare, Bayern blen një sulmues dhe i dhuron numrin e një mbrojtësi
Bayern ka realizuar goditjen e parë të merkaton së dimrit. Klubi bavarez ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Sandro Wagner nga Hoffenheim. Lojtari gjerman, i cili është rritur pikërisht te Bayern, ka nënshkruar një kontratë prej dy vitesh e gjysmë me klubin e ri ku do të ketë rolin e zëvendësit të Robert Lewandowski-t.
Për të siguruar shërbimet e tij, Bayern ka shpenzuar rreth 12 milionë euro. Blerja e re, që në këtë sezon ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje të luajtura në Bundesliga me Hoffenheim, ka zgjedhur të mbajë numrin 2.
#ServusSandro! ✌ Zur Vertragsunterzeichnung verlosen wir unter allen Teilnehmern ein signiertes Wagner-Trikot: https://t.co/y9K5xKTsbZ 😉 #MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/0xtTT2o4mJ
— FC Bayern München (@FCBayern) December 21, 2017
“Jam i gëzuar, – ka thënë sulmuesi. – Ka qenë fundi i një rrugëtimi të gjatë dhe jam kthyer në shtëpi më në fund. jam shumë i lumtur që operacioni është mbyllur me sukses. Bayern është klubi më i mirë i Gjermanisë dhe një nga më të mirët në botë. Kur kam marrë ofertën, nuk jam menduar dy herë për të pranuar”.
Kështu, Heynckes do të ketë në dispozicion një lojtar me eksperiencë për repartin e sulmit. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur edhe me Duigsburg, Werder, Kaiserslautern, Hertha Berlin dhe Darmstadt, ka zhvilluar edhe 7 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, duke realizuar 5 gola.



