Zyrtare: Bytyqi vazhdon me Cityn
Mesfushori i ri i Kosovës, Sinan Bytyqi, ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn deri në fund të sezonit 2018/19.
21-vjeçari akoma nuk ka pasur një paraqitje zyrtare për ekipin e parë të Cityt.
Ai ditë m parë pranoi ofertën e Kosovës duke u larguar nga Austria dhe deklaroi se dëshiron të huazohet për një sezon diku tjetër që të marrë përvojën e duhur për të ndihmuar ekipin e Pep Guardiolas.
Sot nga City u huazua Bersant Celian te klubi holandez, Twente.



