Zyrtare: Caktohet gjyqtari i ndeshjes së vitit në futbollin kosovar

Zyrtare: Caktohet gjyqtari i ndeshjes së vitit në futbollin kosovar

Fatmir Tahiri do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Prishtina-Drita

Prishtina dhe Drita do të luajnë sot me fillim nga ora 16:00 në Pejë, ndërsa tashmë është bërë i ditur edhe emri i gjyqtarit që do ta drejtojë sfidën që ka peshën e titullit, transmeton Periskopi.

Fatmir Tahiri, gjyqtari nga Mitrovica do ta drejtoj ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, ndërsa asistentët e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, të cilët janë nga Podujeva.

Gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Selim Isufi, edhe ky nga Mitrovica. /Periskopi/

Shpërndaje në: