Zyrtare: Celina transferohet në Ipswich Town
Bersant Celina do të largohet nga Manchester City.
Ylli kosovar do të huazohet përsëri nga klubi anglez por kësaj radhe do të qëndrojë në futbollin anglez.
Skuadra e re e Celinas do të jetë Ipswich Town, që garon në ligën e dytë të Anglisë, transmeton Periskopi.
Madje, ylli i Kosovës e ka konfirmuar kalimin te kjo skuadër duke publikuar lajmin e Sky Sports në Facebook-un e tij personal.
Celian në sezonin që shkoi ishte i huazuar në Twentte, duke u paraqitur në 27 ndeshje në të cilat ka shënuar 5 gola dhe 5 asistime.
Ai poashtu ka edhe një gol për përfaqësuesën e Kosovës në gjashtë paraqitje. /Periskopi/



