ZYRTARE: Chamberlain lë Arsenalin për Liverpoolin (Foto)
Alex Oxlade-Chamberlain është fotografuar për herë të parë me dresën e Liverpoolit, prej se u konfirmua transferimi i tij nga Arsenali.
Liverpooli kompletoi transferimin për një shumë prej 35 milionë funtave, transmeton Periskopi.
Nëpër mediat sociale është shfaqur një foto e anglezit, ku shihet se ka të veshur fanelën e klubit të ri.

Chambo tani 24 vjeç, luajti te Arsenali prej moshës 18 vjeçare. /Periskopi



