Zyrtare: Chelsea vendos për Fabregas dhe Oscar
Këtë e ka konfirmuar trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.
“E ardhmja e Oscarit është Chelsea. Për mua ai është një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Ai është në formë të mirë dhe një lojtar i madh”, ka deklaruar Conte.
“Fabregas? Ai është në një gjendje të mirë dhe në dispozicion për të dielën me siguri. E ardhmja e Fabregasit është e njëjtë si e Oscari”, shtoi ai.
Dyshja në fjalë ka qenë shumë e përfolur për një largim nga pesë herë kampioni i Anglisë, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. /Periskopi.com



