Zyrtare: Coutinho vendos për të ardhmen
Kontrata e re, e cila mendohet të jetë pesëvjeçare, do të nis më 1 korrik. Nga kjo kontratë braziliani do të përfitojë 150 mijë funte në javë.
Në këtë kontratë raportohet se nuk është përfshirë klauzolë lirimi, duke ia mundësuar klubit që të refuzojë ofertat për brazilianin, i cili është lidhur me një transferim në Barcelonë.

Philipe Coutihno ka vazhduar kontratën me Liverpool
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë në klub”, ka thënë Coutinho.
“Jam shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës. I falënderohem klubit dhe kjo tregon se jam i lumtur këtu. Do të punoj shumë që të shpaguaj besimin e treguar ndaj meje”.



