Zyrtare: Cristian Panucci trajner i ri i Shqipërisë (Foto)
Federata e Futbollit Shqiptar ka zyrtarizuar Cristian Panucci si trajner të ri të kombëtares së futbollit së Shqipërisë, shkruan Periskopi.
Që nga largimi i Gianni De Biassi kombëtarja ishte lidhur me shumë emra të njohur për ta udhëhequr skuadrën por kryetari i federatës Armando Duka ka vendosur për ish trajnerin e Livornos për stolin e kombëtares.

Panucci si futbollist ka pasur një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur për skuadrat si AS Roma, Real Madrid dhe Inter.
Panucci karrierën si trajner e filloi në vitin 2012 si asistent i Maurizio Zamparini në Palermo, më pas u bë asistent i Fabio Capellos te kombëtarja e Rusisë dhe së fundi ishte trajneri i skuadrës italiane, Livorno, që bën pjesë në Seria B.
Ai pritet të debutojë si trajner i ri i Shqipërisë në shtator kundër Lihtenshtajnit në shtëpi. /Periskopi/





