Zyrtare: Dënim i rëndë për Ibrahimovic
Komisioni Disiplinor ka dënuar suedezin me tri ndeshje, kjo do të thotë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Chelsea në kuadër të FA Cup.
Arsyeja pse Ibrahimovic është dënuar është pasi ai gjatë ndeshjes me Bournemouth kishte goditur me bërryl mbrojtësin Mings.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e FA në internet. /Periskopi/



