Zyrtare: Diego Costa tërhiqet nga Spanja | Kishte pasur kërcënime nga brazilianët që nuk e kishte zgjedhur Brazilin

Zyrtare: Diego Costa tërhiqet nga Spanja | Kishte pasur kërcënime nga brazilianët që nuk e kishte zgjedhur Brazilin

Sulmuesi i Spanjës dhe  Atletico Madrid, Diego Costa është tërhequr nga ekipi kombëtar për shkak të arsyeve familjare, e që besohet se kanë të bëjnë me kërcënimet e vazhdueshme që kanë marrë shkaku i zgjedhjes së tij për të përfaqësuar spanjollët.

Ish-lojtari i Chelseas u ftua nga Luis Enrique, muaj pasi ai luajti për Kombëtaren në Kupën e Botës ku kishte shënuar katër gola.

Federata spanjolle, megjithatë, kanë konfirmuar se Costa është tërhequr nga skuadra kombëtare për shkak të arsyeve familjare.

Iago Aspas, i cili ishte gjithashtu pjesë e Kupës së Botës, ka zëvendësuar Costan për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Enrique do të drejtoj ndeshjen e tij të parë si trajner i Spanjës kundër Tre Luanëve më 9 shtator dhe kundër Kroacisë më 11 shtator.

Shpërndaje në: