Zyrtare: Dorëhiqet njeriu që e ndërtoi Juventusin e fuqishëm
Njeriu i cili e ndërtoi Juventusin e fuqishëm, pas skandalit të Calciopolit, Pepe Marota ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv.
Marota mendohet se do jetë njëri nga kandidatët për pozitën e kryetarit të Federatës Italiane të Futbollit.
Sa ishte tek Juventusi, Marotta fitoi shtatë tituj të Serie A, katër trofe të Coppa Italia, tre Superkupa të Italisë dhe ishte dy herë në Finalen e Ligës së Kampionëve.
Carnevali, drejtori sportiv i Sassuolo pritet ta zërë vendin e tij./Periskopi/



