Zyrtare: Drenica rikthen Bylbyl Sokolin si trajner

Zyrtare: Drenica rikthen Bylbyl Sokolin si trajner

Bylbyl Sokoli është rikthyer trajner te FC Drenica.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Siç thuhet në njoftim, Sokoli do të jetë trajner i skuadrës për pjesën tjetër të sezonit./Periskopi/

Postimi i plotë:

Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës

Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës.

Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij.

Mirë se vjen Bylbyl Sokoli!

Forca Drenica!

Shpërndaje në: