Zyrtare: Edhe një futbollist i Kombëtares bëhet me skuadër të re
Transferimi i Çanit është një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere në futbollin shqiptar.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin. Pasi t’i nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit”, lexohet në deklaratën e klubit kryeqytetas.



