ZYRTARE: Edhe Roma sapo e transferoi yllin e Series A (Foto)
Dita e premte ka qenë e bereqetshme për disa skuadra evropiane. Roma sapo e ka zyrtarizuar rikthimin në skuadër të ish talentit të saj, Lorenzo Pellegrini.
Futbollisti që shkëlqeu në Serie A edicionin e kaluar është prezantuar me numërin 7 në fanelë te skuadra romake.
“Kur shkova në Sassuolo qëllimi im ishte që një ditë të kthehem te Roma. Këtu jam rritur dhe dëshiroj të pjekem shumë si futbollist. Mendoj se na pret një projekt afatgjatë dhe i suksesshëm” ka thënë Pellegrini.



