Zyrtare: Eric Abidal rikthehet te Barcelona

Zyrtare: Eric Abidal rikthehet te Barcelona

Eric Abidal rikthehet te Barcelona, por kësaj radhe me një rol tjetër, atë të sekretarit teknik të skuadrës së parë

Abidal bëri 200 paraqitje me Barcelonën gjatë periudhës 6 vjeçare si lojtar, ndërsa tani do të rikthehet përsëri për të dhënë kontribut për klubin katalunas.

Ai do të jetë sekretar teknik i skuadrës së parë të Barcelonës pasi Roberto Fernandez nuk e vazhdoi kontratën.

“Robert Fernandez nuk do ta vazhdojë kontratën e tij sekretar teknik i ekipit të parë. Klubi do të dëshironte ta falënderonte Fernandezin. Me këtë rast konfirmojmë se rolin e tij si sekretar teknik i ekipit të parë do ta marrë Eric Abidal” thuhet në njoftimin e Barçës. /Periskopi/

Shpërndaje në: