Zyrtare: Evertoni nënshkruan me trajnerin e ri

Zyrtare: Evertoni nënshkruan me trajnerin e ri

Ish trajneri i kombëtarës angleze, Sam Allardyce ka nënshkruar me skuadrën e famshme angleze, Everton.

63 vjeçari, që e shpëtoi vitin e kaluar, Crystal Palace, që të mos bie nga liga, dha dorëheqje në fillim të këtij viti nga skuadra londineze.

Por, tani pas shkarkimit të holandezit, Ronald Koeman nga Evertoni, skuadra nga Liverpool ka nënshkruar me Allardyce, raporton Sky Sports, transmeton Periskopi.

Evertoni shkarkoi, legjendën holandeze, pasi që pati një start të dobët në ligë dhe humbi gjasat që të kaloj në raundin e ardhshëm të Ligës së Evropës. Kur bëhet fjalë, për këtë ligë, vlen të cekët se, Evertoni u mposht me rezultat të përgjithshëm prej dy ndeshjeve ndaj Atalantas, me rezultat 8:1. Holandezi u zëvendësua nga trajneri i të rinjëve, David Unsworth, por rezultatët nuk u përmisuan dhe skuadra angleze, vendosi që të nënshkruaj me ish trajnerin e “Tre Luanëve”.

Sam Allardyce, nuk do të debutojë sot ndeshjen që Everoton do ta ketë sot kundër West Ham. “The Tofees” do të i presin “Çekanët” në stadiumin “Goodison Park”, me fillim prej orës 21:00.

Evertoni, pozicionohet në vendin 17-të dhe ka 12 pikë në 13 ndeshje të zhvilluara pas tre fitoreve, tre barazimeve dhe shtatë humbjeve. /Periskopi

Shpërndaje në: