Zyrtare: Feronikeli rikthen transferin e bujshëm
Gazetari Arlind Sadiku ka zbuluar ekskluzivisht që Feronikeli ka arritur marrëveshje me sulmuesin ofanziv, Hamed Kone.
Kone ishte lojtar i ekipit nga Drenasi edhe sezonin e shkuar, por vendosi të largohej drejt Zvicrës gjatë këtij stinori, raporton Periskopi.
Ai u transferua te Neuchatel Xamax, por u nda i zhgënjyer pasi nuk debutoi fare.
Gjatë kohës sa luajti në Kosovë, 31 vjeçari luajti 13 herë dhe shënoi vetëm një gol.
Kone është përforcimi i parë i Feronikelit për këtë merkato, që janë në kërkim të titullit pas disa viteve mungesë. /Periskopi



