Zyrtare: Feronikeli transferon tre yje të futbollit kosovar (Foto)
Mevlan Zeka, Përparim Islami dhe Lapidar Lladrovic do të jenë pjesë e Feronikelit për sezonin e ardhshëm
Klubi nga Drenasi është përforcuar me tre lojtarë mjaftë cilësor nga Kosova, shkruan Periskopi.
‘Nikli’ është përforcuar në mbrojtje me Përparim Islamin dhe Lapidar Lladrovicin, të cilët ishin pjesë e Trepçës ’89 sezonin që shkoi.
Skuadra është përforcuar edhe në fazën e sulmit me Mevlan Zekën që luajti për Lirinë e Prizrenit edicionin e kaluar.
Feronikeli synon që ta rikthejë titullin e kampionit në Drenas edicionin e ardhshëm dhe pritet që në ditët në vijim të përforcohet edhe me lojtarë tjerë. /Periskopi/




