Zyrtare: FFK merr vendim, biletat nuk dalin në shitje nesër

Zyrtare: FFK merr vendim, biletat nuk dalin në shitje nesër

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka konfirmuar se biletat nuk do dalin në shitje deri ditën e hënë.

Edhe pse mediat shkruanin se biletat do shiten nga nesër, FFK e ka konsideruar dezinformatë dhe ka konfirmuar që nga data 8 tetor, biletat do jenë në shitje në pikat e njëjta si në ndeshjen e kaluar, shkruan Periskopi.

Kosova luan kundër Maltës me 10 tetor, në stadiumin ”Fadil Vokrri” dhe interesimi për këtë ndeshje po duket të jetë jashtëzakonisht i madh./Periskopi/

Shpërndaje në: