Zyrtare: FIFA dënon Shqipërinë dhe Berishën
Gjithashtu FSHF është gjobitur me 10 mijë franga zvicerane për sjelljen e tifozëve.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të FSHF-së.
“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor. Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve. Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë”.



