Zyrtare: FIFA zgjedh golin më të mirë të Botërorit (Video)

Zyrtare: FIFA zgjedh golin më të mirë të Botërorit (Video)

Goli i Benjamin Pavard kundër Argjentinës është zgjedhur më i miri i Botërorit ‘Rusia 2018’

Franca e mposhti Argjentinën me rezultat 4-3 në 1/16-tën e finales në ndeshje ku Pavard shënoi gol spektakular, transmeton Periskopi.

Mbrojtësi i djathtë francez shënoi me vollej goditje një gol të bukur që me plotë meritë FIFA e zgjodhi si më të mirin e Botërorit.

Kujtojmë që në garë për golin më të mirë ka qenë edhe ai i Januzajt që e kishte shënuar kundër Anglisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: