Zyrtare: Finalja e Libertadores nuk luhet sonte
Mes shumë polemikave e reagimeve të shumta, edhe zyrtarisht është marrë vendim që finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors të mos luhet sonte.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej dje nga ora 21:00, por për shkak të incidenteve që ndodhën u shty për sot në të njëjtën orë, shkruan Periskopi.
Pas shumë takimeve mes dy ekipeve dhe Conmebol është vendosur që ndeshja të mos luhet sonte deri në një tjetër vendim.
Palët do takohen të martën për të diskutuar rreth ditës se kur do luhet kjo finale e shumëpritur.
”Data e re e finales do analizohet dhe do vendoset pas një takimi të martën me presidentët e dy klubeve finaliste, Bocas dhe River Plate”, thuhet në njoftimin e Conmebol. /Periskopi/



