Zyrtare: Finalja e Ligës së Kampionëve 2020 zhvillohet në Stamboll

Zyrtare: Finalja e Ligës së Kampionëve 2020 zhvillohet në Stamboll

Finalja e vitit 2020 në Ligë të Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin Ataturk Olympic në Stamboll dhe tani kjo është konfirmuar.

Trupi qeverisës i botës së futbollit, UEFA ka njoftuar për vendimin pas një takimi me komitetin ekzekutiv në Kiev, qyteti ku do të zhvillohet finalja e këtij viti ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

Liverpooli mund ta shoh lajmin e sotëm (e enjte) si një shenjë të mirë pasi Stambolli ishte vendi ku ata regjistruan fitoren e famshme të Ligës së Kampionëve në vitin 2005.

Stadiumi Ataturk Olympic me një kapacitet prej 76 mijë ulëseve ishte vendi ku Liverpooli arriti të rikthehet nga 3 me 0 në pjesën e parë duke barazuar 3 me 3 kundër Milanit në pjesën e dytë dhe duke fituar më pas në penalti.

Ataturk fitoi garën për këtë finale ndaj stadiumin Da Luz të Lisbonit, ku Real Madridi mposhti Atletico Madridin 4 me 1 pas kohës shtesë në finalen e vitit 2014.

Shpërndaje në: